Të Fundit
Letër nga një grua e moshuar, e mbyllur në një azil

Letër nga një grua e moshuar, e mbyllur në një azil

Kjo letër përfaqëson bilancin e jetës sime.

Jam 82 vjeç, kam 4 fëmijë, 11 nipër, 2 stërnipër dhe një dhomë 12 metra katrorë.

Unë nuk kam më shtëpi apo gjërat e mia të dashura, por kam dikë që më rregullon dhomën, më përgatit për të ngrënë dhe rregullon shtratin, më kontrollon tensionin e gjakut dhe më peshon.

Nuk kam më të qeshurën e nipërve, nuk mund t’i shoh më të rriten, të përqafohen e të grinden; disa prej tyre vijnë të më shohin çdo 15 ditë; të tjerët çdo tre ose katër muaj; të tjerët, kurrë.

Nuk bëj më kroketa, vezë të skuqura ose qofte me mish të grirë, as nuk qep rroba. Kam ende gjëra të vogla për të kaluar kohën, për të luajtur Sudoku, që më argëton pak.

Nuk e di sa kohë do të më mbetet, por duhet të mësohem me këtë vetmi, bëj terapi profesionale dhe ndihmoj në çfarë të mundem ata që janë më keq se unë, edhe pse nuk dua të lidhem shumë me ta: ndodh shpesh që ikin. Thonë se jeta po bëhet më e gjatë. E pse?

Kur jam vetëm mund të shikoj fotot e familjes sime, si dhe disa kujtime që kam sjellë nga shtëpia.

Shpresoj që brezat e ardhshëm të kuptojnë që familja është ndërtuar për të pasur një të nesërme (me fëmijët) dhe për t’ua shpaguar prindërve kohën që na dhanë për të na rritur. /bota.al/mesazhi/