Të Fundit
Letra e gjyshes nga shtëpia e të moshuarve

Letra e gjyshes nga shtëpia e të moshuarve

Jam 82 vjeçe, kam 4 fëmijë, 11 nipa dhe mbesa, 2 stërmbesa dhe një dhomë prej 12 metra katror.
Nuk kam më shtëpi dhe as gjëra të shtrenjta, por kam dikë që pastron dhomën time, më përgatit ushqim dhe përgatit shtratin tim, mat tensionin dhe peshën time.
Nuk po i dëgjoj më të qeshurat e mbesave dhe nipave, nuk po i shoh ata duke u rritur, duke u përqafuar dhe duke u grindur.
Disa vijnë tek unë çdo 15 ditë, disa çdo 3 apo 4 muaj dhe disa asnjëherë. Unë nuk po punoj më gjatë dimrit, unë nuk po përgatis më ushqim dhe ëmbëlsira të shijshme dhe unë nuk po përkujdesëm më për bukurinë e kopshtit.
Kam akoma pasion për leximin, por shumë shpejt sytë më lodhën.
Nuk e dijë edhe për sa kohë por unë duhet të mësohem me vetminë. Këtu në shtëpinë e të moshuarave unë udhëheqi një grup dhe ju ndihmojë atyre që janë më keq se unë, me aq forcë që me ka mbetur. Deri para pak çastesh unë i kam lexuar gjëra të ndryshme një gruaje të palëvizshme pranë dhomës sime. Më parë me atë kemi kënduar së bashku, por ajo veç se sa ka vdekur.
Disa thonë të jetosh gjatë është mrekulli. Por pse? Kur unë jam e vetëm, mundëm të shoh fotografitë të familjes sime apo gjëra që kam sjellë nga shtëpia ime si kujtesë për të kaluarën dhe kjo është e gjitha!
Shpresoj që gjenerata tjetër të kuptoj se familja lind, që të kemi një ardhmëri me fëmijë me nipa dhe mbesa dhe që ata të mos harrojnë familjen edhe kur janë të moshuar.
Të lutëm mos ja trego këtë letër fëmijëve të mi pra prindërve të tu.
Sinqerisht
Gjyshja jote që të do shumë!

Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja: Mustafë Mehmeti
Autori i panjohur.