Të Fundit
Lexoni letrën e një gjyshi që pushtoi botën!

Lexoni letrën e një gjyshi që pushtoi botën!

Shkrimtari dhe poeti James K. Flanagan nga New Yorku u la një letër nipave të tij me shumë këshilla që i ka mësuar gjatë tërë jetës.

Këshillë nipave: Lexoni letrën e një gjyshi që pushtoi botën!

1. Secili nga ne është një dhuratë e bukur nga Zoti për familjen dhe botën. Gjithmonë kujtojeni këtë, sidomos kur të humbni vetëbesimin.
2. Mos kini frikë prej askujt dhe nga asgjë. Ndiqini dëshirat dhe shpresat tuaja pa marrë parasysh sa janë të vështira dhe sa dallojnë nga njerëzit tjerë. Njerëzit shpesh nuk e bëjnë atë që duan apo atë që duhet sepse në mënyrë konstante mendojnë se çka do të thonë të tjerët. Dhe mbani mend një gjë – njerëzit që nuk ju sjellin një supë kur jeni të sëmurë apo nuk janë afër jush kur keni nevojë, nuk janë të rëndësishëm!
3. Të gjithë ne jemi njerëz të thjeshtë. Disa veshin rroba të shtrenjta dhe kanë pozita të larta andaj mendojnë se janë mbi të tjerët, mirëpo nuk është ashtu. Ata kanë të njëjtat dyshime, të njëjtat frika dhe shpresa, hanë dhe pinë sikur e gjithë bota.
4. Kur të keni fëmijë, mos e harroni një fjalë të urtë irlandeze: “Lavdëroni fëmijët dhe ata do të lulëzojnë!
5. Jini të mirë dhe gjithmonë ndihmojini të tjerët – sidomos të dobëtit dhe fëmijët. Të gjithë ata kanë pikëllime dhe kanë nevojë për ngushëllimin tuaj.
6. Mos iu bashkoni ushtrisë apo ndonjë organizate e cila u ushtron të vritni. Lufta është e keqe. Të gjitha luftërat i kanë filluar të vjetrit të cilët i kanë mashtruar të rinjtë t’i urrejnë dhe t’i vrasin të tjerët.
7. Lexoni libra sa të mundeni. Ato janë një burim i mrekullueshëm i kënaqësisë, urtësisë dhe inspirimit.
8. Gjithmonë jini të sinqertë. Udhëtoni kur t’u jepet mundësia, sidomos derisa jeni të rinj. Mos pritni të keni para të mjaftueshme ose kur t’i rregulloni të gjitha punët. Kjo nuk ndodh asnjëherë.
10. Zgjidheni punë apo profesionin që e doni. Normal, do të keni momente të vështira, mirëpo puna duhet të jetë kënaqësi.
11. Mos bërtitni! Kjo nuk ju jep sukses, ndërsa do t’u lëndoj edhe juve edhe të tjerët. Çdo herë kur kam bërtitur, kam dështuar.
12. Gjithmonë përmbushini premtimet që u keni dhënë fëmijët. Mos u thoni “do të shohim” nëse e dini se përgjigjja është “jo”. Fëmijët e presin të vërtetën, jepjani me dashuri dhe mirësi.
13. Mos i thoni dikujt se doni nëse nuk është ashtu.
14. Jetoni në harmoni me natyrën: dilni në shëtitje, vizitoni malin, kodrat, detin dhe shkretëtirat. Kjo është shumë e rëndësishme për shpirtin.
15. Përqafoni njerëzit që i doni. Tregojuni sa të rëndësishëm janë për ju, mos pritni të bëhet vonë.

Përshtati: Islampress