Të Fundit
Lufta juaj është me Islamin, kjo nuk mund të fshihet më

Lufta juaj është me Islamin, kjo nuk mund të fshihet më

Turqia po përballet me skenare të shumta të cilat kanë për qëllim ta rrethojnë, ta ngushtojnë hapsirën e saj, ta dobësojnë rezistencën e saj, e madje ta ndrydhin atë. Gjendet nën sulmet e përbashkëta të aleatëve të saj tradicionalë dhe armiqve të saj të vjetër. Brenda vendit, ajo terrorizohet nga nacionalistët kurdë; nga jashtë gjendet nën kërcënimet dhe sulmet e koalicionit ndërkombëtar. Turqia, e cila po bëhet objekt i një përplasjeje të tillë për herë të parë që nga Lufta e Pavarësisë, po përballet me përpjekje për ta bërë viktimë të këtyre pretendimeve, përpjekjeve për ta ndrequr rajonin dhe për t’i dhënë fund tutelës 100-vjeçare.

Projektet e ndarjes që nisën me pushtimin e Irakut dhe po vazhdojnë me Sirinë, gjenden në kufijtë e vendit tonë. Dhe në fakt janë shtrirë dhe përtej kufirit. Planet e shkatërrimit do të kthehen shumë shpejt drejt vendeve të Gjirit Persik dhe Arabisë Saudite. Ndoshta në të ardhmen e afërt, Libani do të zvarritet në luftën e Sirisë.

Sulmet hakmarrëse dhe lufta urbane

Ndërsa po përpiqemi të ndërtojmë struktura mbi-kombëtare në rajon, duke lehtësuar kufinjtë e duke ndërtuar një pasuri të re nga historia dhe kultura jonë e përbashkët e duke u përpjekur t’i japim fund metodave kolonialiste të imponuara në rajon sikur të ishin pjesë e fatit, ata po përpiqen t’i bëjnë të diskutueshëm kufijtë ekzistues.

Ky është një sulm hakmarrës. Përgjijgia ndaj sulmeve tuaja hakmarrëse do të jetë “rezistenca e pamëshirshme.”

Teksa përpiqemi të integrohemi ekonomikisht, përpiqemi të përhapim demokracinë dhe lirinë, përpiqemi të kërkojmë për mbrojtje të përbashkët dhe solidarizim, rajoni po ndahet në copa, në përgatitje të luftërave urbane. Planet për ndarjen janë për të gjitha vendet. Të gjitha identitetet po kthehen në arsye për luftë.

Pës pak kohësh mund të gjendemi përballë luftrave urbanë në vend të luftës civile, luftës publike apo pushtimeve. Ata po i vënë në zbatim këto plane të liga dhe të neveritshme, të cilat, ashtu si në vendin tonë, po ndajnë mendjen dhe zemrat e njerëzve që kanë jetuar bashkë për shekuj me rradhë. Po hidhen bazat e një ndarjeje që do të zgjasë për shekuj.

O të fitojmë, o të tkurremi

Ky projekt nuk ka të bëjë me ndonjë vend speficikisht. Është në shkallë globale dhe ka në shënjestër të gjithë hartën, që nga Atlantiku deri në brigjet e Paqësorit ku jetojmë komunitetet muslimane. Një supër skenar, pa kritere morale dhe që do të ndikojnë në aleancat e ndryshme, po vihet në zbatim hap pas hapi.

 Fatkeqësia e rajonit tonë është se mendojmë që kriza kufizohet me disa vende. Teksa mendojmë se arsyet janë të lidhura me karakteristikat e secilit vend, mendjet tona po bëhen peng të gënjeshtrave. Këto gënjeshtra na janë imponuar si realitet dhe herë pas here ne mposhtemi nga këto imponime.

Gjendemi në fazën përfundimtare të Luftës 100-vjeçarë të Pavarësisë. Lufta e Parë Botërore nuk ka mbaruar akoma dhe ne duam që ta mbyllim shekullin e 20-të pa u mposhtur dhe duke fituar forcë më të madhe. Kjo është arsyeja pse kjo përpjekje është kaq e fortë dhe kaq shkatërrimtare. Ne ose do të fitojmë ose do të ndahemi. Ose do të rritemi, ose do të tkurremi. Nuk ka shanse që ata të na lejojnë të rrimë në gjendjen aktuale. Ose qyetet tona do të bëhen gërmadha dhe Anadolli do të digjet, ose do ta kthejmë drejtimin e gjithë këtyre erërave të liga dhe ta fitojmë këtë përballje finale duke ndryshuar kështu rrjedhën e historisë.

Kemi varrosur shumë perandori përgjatë historisë

Kjo është një pikë kthese aq e rëndësishme saqë nëse fitojmë kjo do të ndryshojë jo vetëm rrjedhën e historisë së rajonit por të botës mbarë.

Anadolli do të jetë fushëbeteja e një rezistence tjetër ta madhe në historinë 1000-vjeçare. Edhe njëherë do t’i mbajmë ushtritë kryqëtare larg këtyre trojeve. Nuk jemi të pashpresë. Nuk do të përjetojmë edhe një tragjedi tjetër të luftës botërore.  Të gjitha qytetet tona, fshatrat, i gjithë populli ynë patriot, të gjitha këto do të shndërrohen në fortesa dhe do të nisin një periudhë të re rezistence në këtë rajon.

Kujto të kaluarën tonë, në periudhat e depresionit. Ne jemi trashëgimtarët e një kulture politike, mendjembrehtësie, pasurie dhe solidariteti të njohur për aftësinë për të dalë nga çdo depresion si një fuqi e madhe. Jemi bijtë e një rajoni ku janë shkatërruar perandori dhe ushtri të tëra. Vetëm Bagdadi dhe Damasku kanë varrosur shumë perandori gjatë historisë.

Të gjitha perandoritë që kanë kërkuar gjatë historisë që të bëhen fuqi botërore janë përpjekur ta sundojnë këtë rajon, por ai i ka shkatërruar të gjitha këto perandori. Do të ndodhë përsëri e njëjta gjë. Historia dhe civilizimi do të marrë formë edhe njëherë në bazë të vullnetit dhe rezistencës së njerëzve të Anadollit. E përsëri, ne do të jemi udhëheqësit e kësaj ngritjeje. Asnjë fuqi, asnjë element lokal nuk do të jetë në gjendje ta vërë në jetë planin që kanë thurur kundër Turqisë.

Aleatët tanë na shitën. Ka filluar vetëmbrojtja

Por ka disa gjëra që duhet t’i mbajmë shënim. Pasi të tejkalohet kjo situatë, Turqisë do t’i duhet të ripërcaktojë marrëdhëniet me aleatët e saj, marrëdhëniet rajonale, të vlerësojë kërcënimet dhe të përcaktojë përparësitë politike dhe ekonomike. Rrethi i aleancës, të cilës i përkasim që prej Luftës së Dytë Botërore, na ka tradhtuar. Ka bashkëpunuar me armiqtë e Turqisë. Kanë filluar të gjuajnë plumba kundër nesh, kur në fakt do të duhej ta mbronin Turqinë.

Aleanca Transatlantike është në qendër të kësaj krize. SHBA-të janë në qendër të kësaj. Partnerët tanë tradicionalë europianë janë në qendër të kësaj. Ata sakrifikuan partneritetin strategjik me Turqinë për grupet terroriste që formuan në rajon.

Të gjithë e shitën Turqinë për hir të një organizatë terroriste. Të gjithë e shitën Turqinë për korridorin në veri të Sirisë. Të gjithë e shitën Turqinë për projektin e gazsjellësit. Turqia, e cila është angazhuar në bazë të parimeve të NATO-s duke e mbrojtur Europën për dekada me radhë, ka qenë në qendër të kërcënimeve nga më të ndryshmet. E të gjitha këto kërcënime po mbështetën veçanërisht kundër nesh.

“Miqtë” tanë tani janë bërë partnerë të planeve të pista të cilat kanë si qëllim të na shtyjnë në një cep të ngushtë, e madje edhe të ndryshojnë hartën e Anadollit. Populli turk është shumë i zhgënjyer në këtë aspekt. Besimi i tij ndaj SHBA-ve dhe Europës është dëmtuar rëndë. Kujtesa shoqërore ka nisur ti shoh këto kërcënime të reja dhe ka filluar të veprojë me refleks vetëmbrojtës. Do të duhen vite që kjo krizë sigurie ta marrë vetën.

PYD-ja “aleat”, ndërsa Vëllazëria Muslimane terroristë?

Kjo është arsyeja pse do ta gjykojmë këtë qasje, e cila e sheh si armike dhe i shpall luftë çdo gjë që ka të bëjë me ne. Do ta gjykojmë mes nesh dhe do të mendojmë për të ardhmen tonë në bazë të këtij realiteti. Ata që armatosin dhe që e konsiderojnë si aleat Njësinë e Mbrojtësve të Popullit (YPG), krahun sirian të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), dhe mbështesin sulmet dhe terrorizmin e tyre ndaj Turqisë, ndërkohë që përpiqen ta fusin Vëllazërinë Muslimane në listën e organizatave terroriste, të vetmen organizatë demokratike në Lindjen  e Mesme, i kanë duart e lyera me gjak.

Sidoqoftë, nuk ka mbetur asnjë dyshim në lidhje me planet e mendësisë që shkatërroi suksesin e parë demokratik në historinë e Egjiptit me një grusht shteti, duke iu përgjigjur me plumba kërkesës së mijëra njerëzve për liri.

Janë zbuluar planet e atyre të pista që nisën luftën kundër çdo gjëje që është lokale, e nderuar, që ka të bëjë me Islamin e që ka për qëllim zhdukjen e të gjithë neve.

Nuk do t’u besojmë më strategjive të tyre mbi sigurinë, retorikës mbi terrorizmin apo diskurseve mbi demokracinë dhe lirinë. Për shkak se e dimë dhe për shkak se ky proces vazhdon prej njëzet vitesh, deklarojmë se “Ne jemi nën një sulm të përgjithshëm.”

Shtetet, qytetet dhe njerëzit, njëri pas tjetrit

Më pas do ta marrim veten. Do ta mbajmë vendin në vigjilencë. Do të ruajmë gjendjen e tanishme të politikës sonë. Nuk do të fshihemi e as nuk do të lejojmë të na frikësojnë.  Nuk do të lejojmë ndarjen e asnjë pëllëmbe toke të Anadollit. Koha e regresin ka marrë fund prej kohësh. Asnjë fuqi nuk do të mund të na nënshtrojmë më ndaj një tragjedie të tillë.

Nuk do të humasin kohë me fjalë të bukura. Nuk do të humbasin në rrugët e gjata e të lodhshme. Harta asnjëherë nuk ka qenë kaq e qartë. Ne do të dimë ta përballojmë këtë tradhëti nga brenda dhe kërcënimet nga jashtë, qoftë kur vijnë me anë të terrorit, apo “retorikës së mësuar përmendësh”.

Në do të luftojmë në çdo shtet, qytet, rrugë e me çdo njëri për ta përballuar këtë pushtim. Ata mendojnë se mund ta godasin Turqinë nga veriu dhe juglindja e Sirisë. Por harta jonë është aq e madhe saqë kur të vijë koha do ta shohin se çdo rrugë do të shndërrohet në një fortesë.

Nuk ka rëndësi sa e madhë është loja, ajo do të mposhtet në Anadoll! Kështu ka qenë gjithmonë!

Nga İbrahim Karagül

Autori është kryeredaktor i Yeni Şafak

Observer.al