Të Fundit
Mbreti dhe Plaku i varfër

Mbreti dhe Plaku i varfër

Një ditë, gjatë udhëtimit, mbreti kaloi pranë një fshati. Me të parë mbretin të gjithë u ngutën ta shihnin dhe ta respektonin, përveç një plaku të varfër që nuk ia kushtonte vëmendje ardhjes së mbretit dhe vazhdonte punën e tij.

Mbreti iu afrua plakut dhe e pyeti:
- Pse nuk iu bashkove të tjerëve.
Plaku i varfër iu përgjigj:
- Para disa vitesh, një mbret tjetër kaloi këtej pari. Të gjithë u mblodhën që ta shihnin, edhe unë gjithashtu. Por, disa ditë më vonë ai vdiq dhe u varros diku afër këtu. Ato ditë vdiq edhe një i varfër dhe u varros afër mbretit. Pas ca kohe ndodhi një përmbytje e madhe dhe ato varre i asgjësoi. Si pasojë, eshtrat e mbretit u përzien me ato të varfrit. Ne nuk mund t’i dallonim më se cilët ishin të kujt. Pasi pashë këtë, për mua nuk ka rëndësi më se cili është mbret e cili i varfri. Në fund, të gjithë e kemi shtëpinë e njëjtë!”