Në fakt, disa njerëz nuk dëshirojnë të rriten/zhvillohen, por dëshirojnë që të tjerët të jenë më të dobët se ata?
Këtë e dëshmon një studimi i bërë prej dy psikologëve:
Janë intervistuar disa individë dhe u janë ofruar dy mundësi punësimi:
1. Në një kompani ku paga vjetore do të jetë 100 mijë dollarë, por punonjësit tjerë do të fitojnë 200 mijë në vit.
2. Në një kompani tjetër ku paga vjetore do të jetë 50 mijë dollarë, por punonjësit tjerë do të fitojnë vetëm 25 mijë dollarë në vit.
Paramendojeni…, rreth 50% e të anketuarve kanë zgjedhur pagën e 50 mijë dollarëve, vetëm që të paguhen më lartë se punonjësit tjerë, pavarësisht se kanë mundur të zgjedhin atë të 100 mijë dollarëve në vit!
Performuesit e dobët dhe ata me shkathtësi të mangëta, gjithmonë do të tentojnë që t’i zbehin edhe të tjerët dhe t’ua ulin performancën, në mënyrë që ta mbulojnë pa aftësinë dhe mos angazhimin e tyre në punë.
Ti mos u bë prej tyre. Zgjedhe zhvillimin dhe ngritjen tënde, në vazhdimësi
Vehbi Zeqiri/mesazhi/