Të Fundit
Ndërtimi i imazhit dhe forcës së butë të një shteti nëpërmjet historisë

Ndërtimi i imazhit dhe forcës së butë të një shteti nëpërmjet historisë

Historia është një pasuri për  shtetin i cili  mund ta vërë atë në shërbim për të ndërtuar të ardhmen e tij. Mirëpo administrimi i kësaj pasurie ka nevojë për një udhëheqje që e kupton mirë rolin që luan historia, të studiojë me hollësi mësimet e nxjerra prej saj dhe ta përdorë atë për të mobilizuar popullin.

Faktorizimi i historisë për të ndërtuar të ardhmen e shtetit mund të konsiderohet një shkencë (dituri) e re që mund të zhvillohet përgjatë shekullit të XXI, sepse në këtë formë shtetet dinë se si të përballen me shumë rreziqe dhe sfida. Mësimet dhe përvojat e nxjerra nga historia dhe konfliktet kanë rëndësinë  e tyre për krijimin e aleancave midis popujve dhe hapin rrugën për ndërtimn e një bote me më shumë drejtësi.

Pikërisht për këtë arsye, shtetit i lipset që ta studiojë historikun e tij me një vizion të ri jo thjesht sipas metodës narrative, por që synon të arrijë të përshkruajë përvojat e nxjerra nga konfliktet, të tregojë arritjet e civilizimit si dhe të njohë faktorët që çuan në disfata, dobësi dhe nënshtrim ndaj kolonializimit.

Shteti – gjithashtu –  mund ta ndërtojë vizionin e tij të aleancës me shtetet e tjera mbi bazë të afërsisë së gjeografisë, qytetërimit, kulturës dhe historisë.  Ai (shteti)  mund të luajë një rol udhëheqës në krahinë apo rajon duke i prezantuar  popujve të tjerë përvojat e konfikteve midis tyre për të përmbushur (arritur) objektivat madhore si pavarësia, zhvillimi, progresi dhe demokracia.

Ndërtimi i imazhit:

Historia është një nga sferat më të rëndësishme për të ndërtuar marrdhënie afatgjata me popujt. Me qëllim që shteti ta përmbushë këtë objektiv i lipset që përmisojë imazhin, reputacionin dhe t’i prezantohet botës me themele të reja nëpërmjet civilizimit dhe historisë.

Mirëpo si mund ta vërë shteti në shërbim të tij historinë për të ndërtuar imazhin e tij, i cili përfaqson një burim të rëndësishëm të forcës së butë?

Përgjigja e saktë e kësaj pyetje ndihmon në ndërtimin e mardhënieve midis popujve për të ardhmen duke sfiduar steriotipet që prodhoi shekulli i XX, në të cilin u themelua produksioni dramatik dhe industria e dëfrimit perëndimor.

Gjithashtu krijimi i imazhit nëpërmjet historisë mund të modelojë – në thelb – një konflikt të ri në të ardhmen.

Konflikti i ri:

Krijimi i imazhit nëpërmjet historisë mund të zvogëlojë armiqsinë midis popujve, të rrisë ndjenjat e dashurisë e admirimit, dëshirën për bashkëpunim dhe aspiratën për  të ndërtuar mardhënie të qëndrueshme (të përhershme). Por në të kundërt, historia mund të shtojë konfliktet midis shteteve, ashtu sikurse mund t’i bëjë popujt më rezistent ndaj shteteve kolonialiste.

Kjo nënkupton se ne na krijohet mundësia që të çelim një fushë veprimi të re shkencore që lidh midis politikës së jashtme dhe marrdhënieve ndërkombtare nga njëra anë dhe midis historisë, njohjes, komunikimit dhe medias nga ana tjetër. Padyshim që kjo metodë e re shkencore jep ndihmesën e saj për ndërtimin e marrdhënieve midis popujve mbi themele të reja, larg forcës solide e cila ka si për qëllim shtypjen e popujve. Kjo metodë e re shkencore synon realizmin e objektivave të përbashkëta nëpërmjet marrveshjeve, kontratave dhe bashkëpunimit midis popujve.

Krijimi  i aleancave:

Kjo do të thotë se roli i historisë mund të jetë një faktor për krijimin e aleancave midis popujve në të ardhmen, ashtu sikurse mund të jetë një faktor për zbehjen e mundësive për të krijuar aleanca dhe për të krijuar ura bashkëpunimi midis tyre.

Që një shtet të krijojë marrdhënie me një shtet tjetër, ai duhet medeomos që të vlerësojë përvojën historike në lidhje me marrdhëniet që ka pasë më parë me atë shtet,  duhet të përpiqet që të zbulojë cilat janë alternativat për të bashkëpunuar dhe se a mundet që kjo përvojë të shpie në krijimin e aleancave?

Në këtë kontekst, ne duhet të kemi parasysh një fakt të rëndësishëm:  historia pohon vështirësinë e krijimit të aleancave midis shteteve kolianiste dhe shteteve afrikane dhe aziatike, popujt e të cilëve janë ende të vetdijshme se kolonializmi ka qenë shkaku kryesor i varfërisë, dobësië dhe pengimin e këtyre shteteve për t’u zhvilluar e përparuar.

Marrdhënie jo të qëndrueshme:

Shumë regjime mund të krijojnë marrdhënie me regjime të shteteve të tjera, mirëpo këto marrdhënie ngandonjëherë janë të paqëndrueshme, madje mund të prishen menjëherë sapo këtë regjime të ndryshojnë. Marrdhëniet midis Izraelit dhe regjimeve arabe konsiderohen shembulli më i mirë që tregon se sa rol të rëndësishëm luan përvoja historike në krijimin e marrdhënieve.

‏Popujt (arbë e muslimanë) refuzojnë të krijojnë marrdhënie me pushtuesit izraelit, sepse përvoja historike dëshmon qartë për pamundësinë e krijimit të marrdhënieve afatgjata që ndërtohen mbi bazë të dhunës, agresionit, dominimit, nënshtrimit të popujve, shkatërrimit të qyteteve, vrasjes së fëmijëve dhe gjakut të viktimave.

Për shkak të këtyre ndodhive, popujt arabë – qysh nga viti 1977 – nuk ka qenë qenë optimist për krijuar marrdhënie me ta. Madje ata, krijimin e marrdhënieve me izraelitët e konsiderojnë tradhti. Prandaj kjo marrdhënie është e destinuar të përfundojë kur ky regjim të ndryshojë. Ky rast përbën një rast të rëndësishëm që tregon qartë se përvoja historike mund ta bëjë krijimin e marrdhënieve të qëndrueshme midis popujve si një mision të pamundur. Marrdhëniet midis regjimeve në pushtet që janë ndërtohen mbi bazë të frikës, vasalitetit dhe interesave nuk mund të jenë të qëndrueshme, sepse ato bien ndesh me mësimet e historisë.

Por, megjithatë kjo tregon qartë se historia është një faktor në krijimin e mardhënieve ndërkombtare, veçanërisht në marrdhëniet afatgjata midis popujve.

Historia dhe forca e butë:

Përvoja historike përbën themelin e marrdhënieve midis shteteve duke ndihmuar në krijimin e forcës së butë të shtetit dhe të ketë rritje të influencës së tij me popujt e tjerë, sidomos  atëherë kur ajo vihet në shërbim për të ndërtuar marrdhënie afatgjata me popujt.

Po ashtu sheti mund ta vërë në shërbim historinë për të rritur atraktivitetin dhe për të formuar imazhin e tij pozitiv, gjë kjo që ndihmon në ndërgjegjsimin e popujve për rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi dhe krijimi i aleancave me të, edhe nëse marrëdhëniet midis regjimeve në pushtet përkeqësohen dhe ndonjëherë arrijnë në pikën e armiqësisë.

‏ Thellësia strategjike:

‏Gjithashtu një lexim i thelluar i historisë rrit (shton) aftësinë e shtetit për të zhvilluar largpamësinë gjeografike, vizionin e tij strategjik të vendodhjes, rolin, funksionin dhe pozicionin e tij rajonal. Si model të kësaj themi se Turqia e kuptoi rëndësinë e shfrytëzimit të përvojës së saj historike për krijimin e marrdhënieve me popujt dhe aleancat me shtetet. Ky kurs orientimi prodhoi refuzimin e antarësimit të Tuqisë në  B.E. në një aspekt dhe ndërgjegjsimin e Turqisë se ajo e kishte humbur rëndësinë e saj në Perëndim pas përfundimit të Luftës së Ftohtë (të cilën e ka pasë konsideruar si barrikadë të përhapjes së komunizmit).

Prandaj pikërisht për këtë fakt, Turqia  ka studjuar mundësitë e shfrytëzimit të historisë së saj për të zhvilluar forcën e butë , për të influencuar tek popujt, për të përmbushur objektivat e politikës së jashtme dhe për të rritur fuqinë ekonomike.

Po ashtu Turqia e ka kuptuar rëndësinë e historisë së saj për krijimin e marrdhënieve me vendet fqinje dhe krijimin e vizionit strategjik afatgjat për të shtuar raportet me popujt arabë dhe muslimanë.

Koncepti i thellësisë strategjike është për shkak të vizionit në të cilin është bazuar Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, që rezultoi në zotërimin e largpamësinë gjeografike-historike të udhëheqjes së saj, që rezultoi në konceptin e të ardhmes së Turqisë dhe pozicionin e saj në botë. Ky koncept bazohet në faktin se Turqia zotëron një thellësi gjeografike – historike që i mundëson krijimin e marrdhënieve të forta me vendet e rajonit dhe të rrisë bashkëpunimin ekonomik me vendet fqinje. Gjithashtu, kjo thellësi i mundëson asaj të rrisë rëndësinë e rolit që mund të luajë në marrdhëniet ndërkombtare.

Status i veçantë dhe roli i historik:

Udhëheqja turke e ka kuptuar se thellësia gjeografike-historike e Turqisë i ka dhënë asaj një status të veçantë dhe kjo ia rrit asaj përgjegjësinë e saj për të luajtur një rol aktiv në rajon.

Ky koncept përfaqson fillimin e një epoke të re në Turqi duke bërë kalimin nga faza e centralizimit (të konceptit shtet-komb si themel bazë për krijimin e marrdhënieve të jashtme të Turqisë) në fazën e re në të cilën Turqia vë në shërbim historinë dhe kulturën e saj për krijimin e marrdhënieve.

Shtet i centralizuar që luan rolin e civilizimit:

Një ndër arritjet më të rëndësishme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, të presidentit dhe qeverisë së saj  është se ajo krijoi një histori të re të Turqisë mbi bazë të përvojës së saj gjatë, e cila e kualifikon atë për të luajtur rol civilizues dhe të udhëheqë popujt arabë dhe muslimanë për të përmbushur progresin ekonomik që është i lidhur me demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Për këtë arsye, Turqia është përpjekur që të ndërtojë një politikë të jashtme shumë dimensionale. Gjatë dekadës së kaluar, politka e jashtme e Turqisë ka dëshmuar një sërë tentativash për të krijuar mardhënie afatgjatë me popujt e ballkanit, arabe e afrikane si dhe dialog me liderët e këtyre shteteve.

‏Kjo vijë politike ka si për qëllim që ta shndërrojë Turqinë në një shtet të centralizuar për të luajtur një rol të rëndësishëm në politikën botërore duke qenë në përputhje me rëndësinë e përvojës historike dhe pozicionit të tij gjeografik.

Historia ndërton të ardhmen:

Vizioni i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe presidentit të saj, Rexheb Tajip Erdogan ka çuar në rritjen e forcës së butë të shtetit turk. Në rritjen e kësaj force një ndihmesë të madhe ka dhënë përvoja historike. Kjo i ka shtyrë popujt që të kenë një aspiratë të zjarrtë për këtë rol, të përftuar nga historia e gjatë dhe thellësia e civilizimit dhe njerëzimit, si shembull të kësaj mund të përmendim shembullin e  popullit sirian, i cili gjeti mbështetje dhe mbrojtje nga shteti dhe populli turk.

Ky rol të cilin popujt e aspirojnë përbën themelin bazë të zhvillimit të forcës së butë të Turqisë. Rëndësia e këtij roli për ndërtimin e të ardhmes i ka tmerruar (frikësuar) disa shtete, të cilat kanë vendosur barriera për të penguar zhvillimin e këtij roli të shtetit Turk.  Por është shumë e qartë se kjo përpjekje e tyre nuk ka arritur ndonjë sukses të madh, sepse shteti turk ka vënë në shërbim historinë e tij për të krijuar marrdhënie afatgjata me popujt e tjerë.

Ka edhe një aspekt tjetër mjaft të rëndësishëm që është se historia u imponon shteteve përgjegjësinë  për rolin që ato duhet të luajnë në të ardhmen. Pikërisht është kjo gjë që e shpjegon (qartazi) qëndrimin e Turqisë ndaj Sirisë, Libisë, Azejbarxhanit, Qipros turke, shteteve të Ballkanit dhe shteteve afrikane.

Sondazhet e opinionit publik kanë treguar qartazi se popujt në botën arabe dhe ato të Ballkanit e shohin me pozitivitet rolin e Turqisë dhe  ashtu sikur e shohin me admirim përvojën e Turqisë në përmbushjen e progresit politik dhe ekonomik.

Forca tërheqëse e historisë:

Ky admirim (i këtyre shteteve) për rolin e Turqisë është një burim tejet i rëndësishëm për forcën e butë. Ky admirim nuk rrjedh vetëm nga realiteti, por ai i gjen rrënjët e tij në histori, të cilën Turqia e ka vënë në shërbim për të shtuar fuqinë e marrdhënieve të saj me këto popuj.

‏Për shembull vihet re qartazi se marrdhëniet midis Turqisë dhe shteteve ballkanike, si Bosnja dhe Kosova e kanë rritur rolin e saj në Evropë. Nuk ka dyshim se këto marrdhënie do ta bëjnë Turqinë një faktor aktiv për të ardhmen në Evropë.

‏Kjo do të thotë se marrdhëniet historike të Turqisë me shtetet ballkanike dhe arabe do të shpien në rritjen e pozitës  dhe rëndësisë së saj në arenën ndërkombtare si një faktor aktiv në themelimin e aleancave, ashtu sikurse do të rrisë edhe forcën e saj të butë.

Kjo shpjegon qartazi rëndësinë e historisë për krijimin e forcës së butë të shteteve dhe influencën tek popujt për të përmbushur objektivat e politikës së tyre të jashtme.

Megjithatë ka plot popuj që akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë rëndësinë e leximit të historisë dhe vënies së saj në shërbim për të ndërtuar marrdhënie ndërkombtare.

Kjo i hap rrugën zhvillimit të shkencës së historisë dhe bashkëpunimit të saj me shumë prej shkencave si për shembull me shkencat politike, marrdhëniet ndërkombtare, imazhit dhe medias.  Kjo përbën një aspekt mjaft të rëndësishëm të projektit shkencor që po përpiqem për ta realizuar.

Doktor Sulejman Salih /ardhmeria/