Të Fundit
Nëna ime, dashuria ime e vërtetë

Nëna ime, dashuria ime e vërtetë

U rrita dhe zbulova se ilaçet dhe vitaminat nuk janë ëmbëlsira dhe lëngje.‎

U rrita dhe zbulova se gjyshi im më nuk do të kthehet.‎

U rrita dhe zbulova se ka shumë gjëra më të tmerrshme sesa errësira.‎

U rrita dhe zbulova se pas buzëqeshjes dhe qeshjes të nënës sime fshihej loti dhe dhimbja, ‎ndërsa pas fuqisë së babait tim, ishte sëmundja dhe dobësia.‎

U rrita dhe zbulova se të gjitha problemet nuk mund të zhduken me dhurata dhe çokollata.‎

U rrita dhe zbulova se në të gjitha udhëkryqet e jetës sime nuk do të takohem me nënën time, e ‎cila më mban për dore dhe më tregon si të kalojë.‎

U rrita dhe zbulova se unë nuk isha i vetmi që ndryshoi gjatë viteve. Prindërit e mi, gjithashtu ‎po plaken dhe së shpejti do të largohen ose tashmë janë larguar.‎

U rrita dhe zbulova se zemërimi i nënës sime ishte dashuri, qëndrueshmëria e saj ishte ‎dashuri, ndëshkimi i saj ishte dashuri.‎

Çdo herë që e rishikoj jetën time, unë mahnitem me të në çdo mënyrë të mundshme.‎

Le të më falë Pitagora, teorema më e vështirë nuk ishte teorema e Pitagorës, por ishte dashuria ‎e nënës sime.‎

Le të më falë Platoni, por dashuria e nënës sime është ajo që e përbën shtetin ideal.‎

Le të më falë Isak Njutni, por nëna ime ishte qendra e gravitetit.‎

Le të më falë Tomas Edisoni, por nëna ime ishte llamba e parë e dritës në jetën time.‎

Le të më falë Roma, por të gjitha rrugët më çonin për tek nëna ime.‎

Le të më falë Zhuljeta, por nëna ime është dashuria ime e vërtetë.‎

Më falni, të gjithë ju, pa marrë parasysh sesa ju dua, gjithmonë nënën time do ta dua më ‎shumë. ‎

Nëse e keni nënën gjallë, përqafone, duane, jini në shërbim të saj, bëjeni të lumtur dhe luteni ‎që ajo të bëjë dua (lutje) për ju.‎

Ndërsa, nëse nuk e keni gjallë, sikur unë, lutuni për të,
përkujtone, fëmijët tuaj le të dinë për të, ‎dhe priteni ditën kur përsëri do të jemi një familje në kopshtet e xhenetit, amin.‎

Në shenjë përkujtimi të vdekjes së nënës sime, Allahu e mëshiroftë, si dhe të gjitha nënat tona.‎

Velid Besjuni; IslamBosna.ba

Përkthim: Miftar Ajdini