Të Fundit
Nesër Viti i Ri Hixhri 1437

Nesër Viti i Ri Hixhri 1437

Xhamia e Klleznës informon të gjithë besimtarët e fesë Islame se sipas Kalendarit Islam, Viti i Ri, Hixhri 1437 është më 14.10.2015 (dita e parë, e mërkure). Pra sonte, e martë, më 13 tetor 2015, me perëndimin e diellit në ora 18:10, sipas kalendarit hënor fillon viti 1437 hixhri.

Fjala arabe “Hixhri” nënkupton shpërnguljen e Profetit Muhamed a.s. dhe pasuesve të tij nga Meka në Medinë në vitin 622.

Shpërngulja, hixhreti, i Profetit Muhamed a.s. dhe muslimanëve të parë nga Meka në Medinë, është pikë fillimi i llogaritjes së kohës së kalendarit musliman. Gjegjësisht braktisjen e gjendjes së shtypjes dhe padrejtësisë dhe kalimin në gjendjen e lirisë dhe drejtësisë. Këtë ngjarje historike muslimanët e morën për fillimin e epokës së tyre.

Viti hixhri zgjat rreth 354 ditë, dhe përbëhet prej 12 muajve. Njëmbëdhjetë ditë është më i shkurtë se kalendari diellor. Kjo ndikon që dita e vitit të ri hixhri të ndryshon çdo vit.

Muaji i parë sipas kalendarit Hixhri është muharem për myslimanët muaji i shenjtë, në të cilin është e ndaluar derdhja e gjakut të njerëzve dhe në të cilin është urdhëruar respektimi i jetës së njerëzve, nderit dhe dinjitetit.

Me rastin e Viti të Ri, Hixhri 1437, Imami i xhamisë, Këshilli si dhe Forumi Rinor i xhamisë së Klleznës i përgëzon të gjithë muslimanët në vendlindje, dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që ky vit dhe të tjerët në vijim të jenë të konkretizuar me suksese të shumta, të jenë të paharruar pozitivisht në kujtesat e Juaja, t’ju ndjek fati i mirë, të keni shëndet, mbarësi e bereqet në familje dhe të sillemi me plotë përkushtim ndaj porosive të All-llahut xh.sh. prej të cilit kërkojmë që t’na bekojë.

“Lusim Allahun e Madhërishëm të na dhuroi dijen, urtësinë dhe guximin të përballemi me të gjitha sfidat dhe tundimet dhe të na dhuroi ardhmëri më të mirë dhe më të ndritur.

Me fat dhe begati Viti i ri “Hixhri 1437”

Me respekt.

Xhamia e Klleznës

Marrur nga: http://xhamiaeklleznes.com/me-fat-dhe-begati-viti-i-ri-hixhri-1437/