Të Fundit
Nuk jetohet nga fama e luftës dhe fitores

Nuk jetohet nga fama e luftës dhe fitores

Në ditën e sotme, (më 5 prill) të vitit 1955, Winston Churchilli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit britanik.

Pa ndonjë lidhje me dorëheqjen e tij, Churchilli në kujtimet e tij e ka shkruar një tregim interesant për një ngjarje nga jeta e tij. Në fakt, Churchilli në kujtimet e tij shkruan:

“Një taksist një ditë më voziti deri në redaksinë e BBC për një intervistë. Kur mbërrita, e luta taksistin që të më priste 40 minuta, derisa të kthehesha nga intervista. Mirëpo, ai duke më kërkuar falje, më tha: ‘Më falni, zotëri, nuk mund të ju pres. Unë duhet të shkoj në shtëpi për ta dëgjuar Winston Churchillin në radio!’

Isha shumë i lumtur që ky njeri dëshironte ta dëgjonte fjalimin tim, kështu që i nxora 10 funta dhe ia dhashë atij, kurse ai plot gëzim më tha: ‘Edhe Churchilli edhe BBC, le të shkojnë në ferr! Unë do tu pres juve këtu, zotëri.’

Mendoj se çdo koment mbi këtë tregim është i tepërt.

Prandaj, nëse kthehemi te dorëheqja e Churchillit nga posti i kryeministrit, do të kuptojmë se njerëzve kryesisht ju intereson politika e brendshme, dhe nuk ju interesojnë shumë fitoret dhe sukseset e jashtme. Churchilli, hero i Luftës së Dytë Botërore, nuk mundi të vazhdojë  në politikë, sepse njerëzit presin shërbime shëndetësore dhe arsimore, ulje të taksave, ndërtim të rrugëve dhe hapje të vendeve të punës, ndërsa të gjitha këto nuk mund të realizohen dhe të arrihen me lavdinë e fitoreve dhe të bëmave të mëparshme.

Më poshtë po sjellim disa thënie të Churchillit:

– Historia përsëritet, sepse budallenjtë nuk e kanë kuptuar mirë.

– Në çdo histori suksesi, ka një person i cili në atë kohë, ka marrë një vendim të guximshëm.

– Ndikimi i vendeve matet në bazë të gamës së armëve të tyre.

– Kur nëna jote të thotë: ‘Do të pendohesh për këtë’, ti me siguri do të pendohesh.

– Rrallë ndodh që të bashkohet e mira dhe madhështia në një person.

– Nuk do të arrini në destinacionin tuaj, derisa keni ndërmend të ndaloni pranë secilit qen, që leh ndaj jush, për të hedhur gur mbi të.

– Çdo popull në botë fiton pushtetin që meriton.

– Diplomaci është t’i thuhet dikujt që të shkojë në ferr në një mënyrë që ai t’i gëzohet atij udhëtimi.                    

Edhem Sherkavi;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)