Të Fundit
Nuk ka lejuar që dikush t’ia thyej zemrën një harabeli, e lëre më një njeriu !!

Nuk ka lejuar që dikush t’ia thyej zemrën një harabeli, e lëre më një njeriu !!

Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi (r.a.) se ka thënë:

“Ne po udhëtonim me të Dërguarin e Allahut (savs), kur gjatë rrugës ai u nda nga ne dhe shkoi për disa nevoja të tij. Më pas ne e pamë një harabel me dy zogj të vegjël, të cilët ia morëm, kurse harabeli vraponte mbi ne duke i rrahur krahët. Në atë moment Pejgamberi (savs) u kthye, dhe kur e pa atë, pyeti:

“Kush e ka pikëlluar këtë zog për fëmijët e tij? Kthejeni të vegjlit e tij!” (Pjesë e hadithit të cilin e regjistron Ebu Davudi)

Pejgamberi (savs), nuk ka lejuar që dikush ta pikëllojë harabelin e vogël dhe t’ia thyej zemrën duke e ndarë nga të vegjlit (nga fëmijët e tij), ndërkaq, çka të thuhet për njerëzit të cilët në mënyrën më mizore i thyejnë dhe copëtojnë zemrat e baballarëve dhe nënave në Palestinë, Siri, Irak, Afganistan, Birmani, Myanmar etj., duke ua vrarë dhe duke i ndarë ata nga fëmijët e tyre, si dhe duke i ndarë fëmijët nga prindërit e tyre.

Vallë, a janë njerëz ata dhe a kanë zemër ?! /saff.ba/;

Përshtati: Miftar Ajdini