Të Fundit
Përse agjërojnë muslimanët ?

Përse agjërojnë muslimanët ?

Ai që agjëron ndjen se si njerëzimi ka nevojë madje për një kafshatë bukë, për një gllënjkë ujë, se sa i dobët e i pamundur është përballë Allahut, sado i fuqishëm qoftë dhe cilado qoftë pozita dhe posti i tij.

Një nga ibadetet (lutjet e obligueshme) themelore të fesë islame është edhe agjërimi gjatë muajit të Ramazanit. Ja se çfarë thotë Kur’ani i madhëruar për rëndësinë e muajit të Ramazanit dhe agjërimit: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë…”

Agjërimi, ashtu siç shprehet edhe në Kur’an është një iradet (lutje) që ka ekzistuar edhe në fetë e tjera hyjnore para islamit dhe që shkon deri në kohë shumë të vjetra. Agjërimi nënkupton kontrollin e nepsit nga ana e individit duke bërë nijet dhe duke filluar nga agimi e deri në perëndimin e diellit. Gjatë kësaj kohe njeriu qëndron larg ushqimit, pijeve. Në agjërim kemi të bëjmë me kontrollin e nepsit, dëshirave, epsheve. Në agjërim njeriu mundohet të kuptojë dhe përjetojnë gjendjen e personit në nevojë.
Një prej ibadeteve të tjera përveç agjërimit gjatë muajit të Ramazanit është namazi i teravive. Teravih është një namaz që falet vetëm mbrëmjeve të muajit të Ramazanit. Ky namaz falet pas namazit të Jacisë. Nuk është një namaz i detyrueshëm për çdo mysliman, femër apo mashkull, vetëm se falja e këtij namazi pranohet si sevap. Ky namaz mund të falet edhe vetëm, por më e pranueshmja është që të falet bashkë me xhematin.

Agjërimi bëhet sipas kalendarit hënor. Muajt hënor në krahasim me muajt e kalendarit diellor lëvizin 10 ditë prapa. Kështu duke qenë se agjërimi fillon çdo vit 10 ditë më herët muaji i Ramazanit në rreth 33 vite i ka përshkuar të gjitha stinët e vitit. Një gjë e tillë siguron që myslimanët të agjërojnë në stinë të ndryshme dhe të mësohet me vështirësitë e secilës stinë të vitit.

Midis rajoneve të botës ekzistojnë ndryshime të rëndësishme. Për shembull në një kohë që në hemisferën veriore kemi dimër, në hemisferën jugore vazhdon stina e verës. Në qoftë se agjërimi do të bëhej në një stinë të caktuar sipas kalendarit diellor, myslimanët që jetojnë në disa zona do të agjëronin gjatë të gjithë jetës në stinë të nxehta dhe me ditë të gjata, kurse një pjesë tjetër e myslimanëve do të agjëronin përherë në ditë të shkurtra dimri. E shprehur ndryshe ndërkohë që disa myslimanë do ta kishin gjithmonë më të lehtë agjërimin, të tjerët do të ishin të detyruar të agjëronin në kushte të vështira. Bërja e agjërimit sipas kalendarit hënor duke i kaluar me radhë të gjitha stinët e vitit i eliminon vetvetiu këto disavantazhe.

Agjërimi nuk është thjesht të mbeturit pa ngrënë. Do të ishte shumë e gabuar nëse e vlerësojmë agjërimin vetëm në këtë aspekt. Shprehja “që të mbroheni” që ndodhet në fund të ajetit të Kur’anit ku thuhet se agjërimi është obligim (farz) flet për domethënien e agjërimit. Profeti islam Hazreti Muhamed thotë se agjërimi është një mburojë. “Atëherë ai që agjëron të mos thotë fjalë të këqija. Atij që kërkon ta ngacmojë dhe grindet me të ti thotë dy herë se është me agjërim”, thotë profeti i madhëruar. Ashtu siç e ruan mburoja të zotin nga armiku, në të njëjtën mënyrë e ruaj edhe agjërimi njeriun nga të këqijat dhe gjynahet.

Ai që agjëron ndjen se si njerëzimi ka nevojë madje për një kafshatë bukë, për një gllënjkë ujë, se sa i dobët e i pamundur është përballë Allahut, sado i fuqishëm qoftë dhe cilado qoftë pozita dhe posti i tij. Falë agjërimit njeriu redukton ambiciet, rishikon edhe një herë dëshirën dhe nevojat epshore, rigjallëron ndjenjat e tij shpirtërore.

Që njeriu të marrë kënaqësinë shpirtërore që ai pret nga agjërimi si dhe për t’iu falur gjynahet nuk mjafton të agjërojë vetëm me stomakun e tij, por me të gjitha organet. Njeriu duhet ti rezistojë nepsit, dëshirave të zjarrta, ekstreme, duhet ta mund zemërimin, duhet ti dalë për zot dorës, gjuhës, syve, veshëve, zemrës e mendimeve.

Nuk duhet tu shkaktojë dëme të tjerëve, njeriu duhet të distancohet nga shqetësimi i rrethit që e rrethon, duhet të shkojë mirë me të gjithë dhe duhet të jetë në paqe me veten e tij. Ashtu siç ndodh tek të gjitha lutjet edhe ibadeti i agjërimit është pjekuria e njeriut, zbukurimi i moralit. Kështu do të kemi një jetë të qetë të qetë dhe të lumtur për individin dhe shoqërinë.

Agjërimi përherë i rikujton njeriut Allahun, zhvillon tek ai ndjenjën e përgjegjësisë. Agjërimi është një sprovë e mirë morale që e pastron njeriun nga veset e këqija, që e largon atë nga sjelljet e shëmtuara dhe që i përfiton atij zakone të mira. Ai që agjëron dhe që qëndron për një kohë të kufizuar larg të mirave që na ka falur Allahu e kupton edhe më mirë vlerën e tyre (nimeteve). Qëndrimi larg të mirave që zotëron e mëson njeriun si ti ruajë dhe mbrojë ato edhe më mirë, të mos i shpërdorojë ato, si ti falënderohet Zotit për gjithë këto të mira që i ka falur. Kjo sprovë morale që vazhdon për gjatë një muaji rrënjos në zemër frikën ndaj Allahut.

Gjatë muajit të Ramazanit njerëzit tregojnë kujdes dhe i kushtojnë rëndësi edhe ndihmës ndaj të tjerëve, sidomos të varfërve. E parë në këtë aspekt Ramazani përmban në vetvete edhe një aspekt social. Zeqatën myslimanët e japin pikërisht në këtë muaj. Të ftosh disa vetë në sofrën e iftarit i forcon akoma edhe më shumë ndjenjat e miqësisë dhe solidaritetit. Nëpër qytete qeverisjet vendore ngrejnë çadra iftari dhe për një muaj me radhë shpërndajë ushqim iftari për të skamurit. Qëllimi është që gjatë muajit të Ramazanit të gjithë të jenë të qetë shpirtërisht dhe të lumtur./trt/