E pyeti njëherë nxënësi mësuesin: – Je i urtë, gjithmonë i disponuar, asnjëherë nuk zemërohesh. Më ndihmo që edhe unë të bëhem i tillë.
Mësuesi u pajtua dhe e luti nxënësin t’ia sjell një patate dhe një thes dhe shpjegoi:
– Kur në dikë zemërohesh dhe ofendohesh, merre një patate dhe në të shëno emrin e njeriut me të cilin je zemëruar, e pastaj vendose pataten në thes.
– E kjo është e gjitha? – pyeti nxënësi i befasuar.
– Jo. Nevojitet që gjithmonë ta bartësh me vete këtë thes dhe çdo herë kur ndien se je i lënduar vendose në të pataten. – tha mësuesi.
Nxënësi pranoi. Kaloi një kohë. Thesi u mbush me patate dhe u bë mjaft i rëndë.
Ishte e papërshtatshme ta bart gjithmonë me vete. Pos kësaj, patatet filluan të prishen duke kundërmuar.
Nxënësi erdhi te mësuesi dhe i tha: – Është e pamundur ta bart. Thesi është i rëndë dhe patatet u prishën.
Mësuesi u përgjigj: – Njëjtë ndodh edhe në shpirtin tënd. Kur me dikë zemërohesh në shpirtin tënd krijohet një barrë e rëndë edhe pse nuk e vëren menjëherë.
Pastaj barra bëhet gjithnjë më e madhe. Veprimet kthehen në traditë, ndërsa tradita në karakter i cili lind vese që kundërmojnë. Dhe lehtë do ta harroje këtë barrë sikur mos të bëhej tejet e rëndë që ta bartje vazhdimisht me vete. Ta japa mundësinë që nga anash ta shikosh tërë këtë proces. Çdo herë kur vendos të zemërohesh, grindesh, apo lëndohesh nga tjetri, mendo a thua kjo barrë nevojitet?
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi / islamgjakova/