Të Fundit
Shenjat e dashurisë në aspektin psikologjik!

Shenjat e dashurisë në aspektin psikologjik!

Shpesh na ndodh që të mendojmë se kemi rënë në dashuri me një person tjetër. Dhe, kjo mund të na ndodh për shumë arsye por shpesh ndodh që të ngatërrojmë dashurinë me ndjenjat tjera.

Andaj, duhet që të kemi kujdes sepse:
1. Nëse dikë e duam për shkak të bukurisë atëherë kjo nuk është dashuri por epësh.
2. Nëse dikë e duam për shkak të mençurisë atëherë kjo nuk është dashuri por simpati.
3. Nëse dikë e duam për shkak të pasurisë atëherë kjo nuk është dashuri por materializem.
Por, nëse e duam dikë dhe nuk e dimë arsyen se përse e duam atëherë kjo është dashuri e vërtetë. E prej shenjave të dashurisë në aspektin psikologjik janë:
* Kur dikush të do, ai mundohet maksimalisht që të jet prezent aty ku je edhe ti.
* Kur dikush të do të përcjell me shikimin e tij.
* Kur dikush të do mundohet që të shkëmbej shikimet me ty.
* Kur dikush të do është në gjendje që të merret me çdo detaj tëndin.
* Kur dikush të do mundohet të ndjek shijen tënde qoftë në muzike, libra, filma, seriale madje edhe në poezi dhe poet.
* Kur dikush të do do të pëlqej ushqimin dhe pijen tuaj të preferuar.
* Kur dikush të do do të flas me ty për të ardhmen tuaj.
* Kur dikush të do mundohet që te të përfshijë në planet e tij.
* Kur dikush të do do të shfaq xhelozi edhe dikush kalimthi kalon pranë teje, të shikon apo të pyet qoftë edhe për rrugën e gabuar.
* Kur dikush të do të shfaq telepati me ty në të menduar.
* Kur dikush të do do të ndjejë sëmundjen, dhimbjen, gëzimin, shqetësimin, brengat tua edhe pa mos i shfaqur ato fare.
* Kur dikush të do mundohet që të qëndrojë paralel me ju edhe nëse nuk është duke folur me ty fare.
* Kur dikush të do mundohet të krijojë raste për takime dhe të ndajë kohë me ty.
* Kur dikush të do kujdeset për familjen, miqt dhe shokët tuaj. Tregon dashuri dhe afërsi për ta, duke synuar kënaqësinë tënde.
* Kur dikush të do është plotësisht dakord me ju dhe qëndron në anën tuaj, ose ndodh pikërisht e kundërta duke mos u pajtuar me ju dhe duke ju sulmuar ashpër, ndoshta për të tërhequr vëmendjen tuaj tek ai.
* Kur dikush të do plotëson kërkesat tuaja edhe nëse ato janë të vështira për t’u zbatuar.
* Kur dikush të do kur ju afrohet, ndihet i lumtur edhe nëse është i trishtuar dhe i mbushur me energji pozitive.

Nga: Artan Musliu/mesazhi/