Të Fundit
Shtëpitë e pleqëve dhe plakja e vlerave humane

Shtëpitë e pleqëve dhe plakja e vlerave humane

Të shumtë janë ata njerëz të cilët do të ëndërronin sot, që bashkë me zhvillimin teknologjik e shkencor të ndodhte edhe një avancim tjetër, ndoshta me më shumë peshë, e që është ngritja dhe rrënjosja e vlerave humane në shoqërinë njerëzore. Megjithatë, ato në rastin më të mirë do të mbesin ëndërrime të këndshme, për të cilat duket se do të mallëngjehemi gjatë, e vështirë që do të mund t’i bëjmë realitet. Koston më të shtrenjtë të avancimit e progresit material, duket që do ta paguajë familja, e në mënyrë ekskluzive anëtarët më të vjetër të saj.

Në një kohë kur produktiviteti dhe pritshmëria materiale janë kritere të vlerës së një njeriu, natyrisht se të shtyrët në moshë do të konsiderohen tepricë e panevojshme, që në rastin më të shpejtë duhet gjetur rrugë për braktisje të tyre. Janë “axhendat e ngjeshura dhe angazhimet e marramendëse ”, arsye të mjaftueshme, që sot, i kanë bërë disa fëmijë të mendojnë se shtëpia e pleqve është streha më e favorshme ku ata do t’i “strehonin” prindërit e tyre. Për më tepër, kjo sjellje e ka burimin tek një princip i pështirë, që në një formë apo tjetër na thotë : kujdesem për ty sa t’më duhesh, dhe të braktisi atëherë kur të duhem”.

Lois Lamja Faruki, një ideologe e mprehtë amerikane, dhe e konvertuar në Islam, duke e soditur me ngadalësi këtë fenomen të përhapur tej mase në shoqëritë njerëzore, gjithandej nëpër botë, bënë një analizë krahasuese e thotë: ”Fati i të moshuarëve është jeta në vetmi, pa kontaktin e brezave. Vetmia dhe izolimi i tyre ndërpritet vetëm nga vizita e rastësishme dhe e detyrueshme e fëmijëve, apo nipave e mbesave. Kur ata bëhen të paaftë për të kryer nevojat fizike, ata dërgohen në azile, apo në shtëpitë që përkujdesen për pleqtë, ku presin vdekjen. Jetën e tyre familjare ata e kanë përfunduar me përmbushjen e funksioneve të lindjes dhe rritjes së fëmijëve të tyre. E në familjen islame ata vazhdojnë që të përmbushin një rol të rëndësishëm në familje, gjatë gjithë jetës së tyre. Kështu ata i bëjnë jetët e tyre kuptimplote për një periudhë sa më të gjatë të mundshme kohore”.

Njeriu është qenie sociabile, që edhe kur është në kulmin e fuqisë e të vitalitetit të tij, nuk i bënë mirë vetës nëse jeton në vetmi. E çka mund të thuhet për atë që është i shtyrë në moshë, dhe nga mirësitë e kësaj bote, ndoshta mund të gëzojë vetëm praninë e trashëgimtarëve të tij-saj. Nëse edhe këtë të fundit ai nuk e gëzon, ai ka humbur gjithçka. Ndjenja e të qenurit i braktisur, nga ai që ke bërë gjithçka për ta bërë lumtur, është ndjejnë që lëndon thellë shpirtin e secilit njeri. Andaj, nuk ka rastësi që Zoti i Madhërishëm, ia tërhoqi vërejtjen njeriut që kujdesin ndaj prindërve të mos e konsiderojë një lluks e as kohë tepricë, por ta llogarisë një obligim për çka ai ngarkohet me të menjëherë pas ngarkesës me adhurimin ndaj Tij. Ai në Kuran thotëNjeriu është qenie sociabile, që edhe kur është në kulmin e fuqisë e të vitalitetit të tij, nuk i bënë mirë vetës nëse jeton në vetmi. E çka mund të thuhet për atë që është i shtyrë në moshë, dhe nga mirësitë e kësaj bote, ndoshta mund të gëzojë vetëm praninë e trashëgimtarëve të tij-saj. Nëse edhe këtë të fundit ai nuk e gëzon, ai ka humbur gjithçka. Ndjenja e të qenurit i braktisur, nga ai që ke bërë gjithçka për ta bërë lumtur, është ndjejnë që lëndon thellë shpirtin e secilit njeri. Andaj, nuk ka rastësi që Zoti i Madhërishëm, ia tërhoqi vërejtjen njeriut që kujdesin ndaj prindërve të mos e konsiderojë një lluks e as kohë tepricë, por ta llogarisë një obligim për çka ai ngarkohet me të menjëherë pas ngarkesës me adhurimin ndaj Tij. Ai në Kuran thotë:” Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, dhe që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese)”. El Isra, 23. Mahnitës duket fakti që Zoti nuk tha “…e pastaj të silleni mirë me prindër”, por tha:”..El Isra, 23. Mahnitës duket fakti që Zoti nuk tha “…e pastaj të silleni mirë me prindër”, por tha:”.. dhe që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve”, sikur dëshiroi që ta barazvlerwsonte kujdesin ndaj prindërve me obligimin e adhurimit ndaj Tij.

Në konceptin e kulluar hyjnor, ndalohet edhe që të lëshohet ofshama, në rast të ndonjë kërkese të prindit, e për gjëra të tjera më lënduese për të, as mos pyet fare. Edukim hyjnor i thonë këtij. Ky që është i bërë tamam për njeriun. I pa adoptuar nga askush e as i imponuar nga askush. I zbritur nga Krijuesi ynë.

Ovella Gemme, në studiues i fenomeneve sociale në ShBA, duke medituar në dukrinë e braktisjes së prindërve nga fëmijët e tyre, tha:” Një nënë mund të kujdeset për dhjetë fëmijë, ndërsa dhjetë fëmijë nuk po mund të kujdesen për një nënë”[1]. Matematikë e zorshme për tu konceptuar duket kjo që tanimë është fenomen dhe indikator i zhvillimit material.

Tek shoqëritë myslimane bashkëkohore deri tani, dërgimi i prindërve në shtëpi të pleqve është llogaritur e metë e madhe dhe një turp që nuk guxon të justifikohet me asgjë. Kuvajtasi Muhamed Al Khaffaxhi duke e përshkruar këtë fenomen dhe reagimet e pritshme, nëse veç do të ndodhte në Kuvajt një gjë e tillë, thotë:” Në Kuvajt, kushdo që do të tentonte të dërgojë një prind në shtëpi të kujdesit të pleqve , do të braktiset. Asnjë kuvajtian i respektuar nuk do të pranonte të shoqërohej me një njeri të tillë”.

Një gjë është e vërtetë dhe e deklaron secili prind, se zhurmat qofshin edhe shurdhuese prej nipave e mbesave, pastaj edhe aroma e fëmijëvë të vet që do ta ndiente qoftë edhe një herë gjatë një dite, është më e këndshme dhe më me vlerë për të, se sa ai “komoditeti” dhe kujdesi në nivel të lartë që i ofrohen atij në shtëpi të azilit të pleqëve. Thënë ndryshe, një jetë në varfëri të skajshme, por pranë të dashurve të vet, është më e dashur për secilin prind se sa një jetë e “sigurtë” por nën kujdes të huaj. Për të kuptuar plagën e thellë që e përjetojnë ata prindër që kalojnë vite e dekada që janë braktisur nga fëmijët e tyre, mjafton që të ndajmë pak kohë e të bëjmë një vizitë edhe tek ne në shtëpitë e pleqve, e që numri i të tillëve kalon shifrën 100.

Duhet thënë troç se, aty ku hapet një shtëpi e re e pleqve, varroset një hise e madhe e humanitetit dhe dinjitetit njerëzor. S’e besojë që kemi të drejtë të krenohemi asnjëri prej nesh me hapje të azileve të të moshuarëve. Ngase “po s’pati frymë njerëzore, plaku është krijesa më e tepërt në botë, …dhe për më tepër kjo është njëra ndër mrekullitë e civilizimit”, do të na thoshte në formë të spikatur A. Izetbegoviqi.

Mirëpo, ata fëmijë që vendosin që të përcjellin prindin në “azil”, le të kujtojnë paraprakisht këtë porosi profetike të Muhamedit a.s.:” Silluni mirë me prindërit tuaj, që të sillen mirë me ju fëmijët tuaj…”. Pra, duke e përcjellë prindin atje, në atë “shtëpi të rehatshme” për të, dije se me atë rrugë ti ke rezervuar që tani, një vend edhe për vete, në mos më keq!Kujdes!!

Nga: Driton Arifi