Të Fundit
Si hapen dyert e mëdha

Si hapen dyert e mëdha

Një mbret vendosi për shkak të një pozite me rëndësi në pallat t’i testojë oborrtarët.
E rrethuan njerëz të fuqishëm dhe të urtë dhe mbreti u tha: – Kam një dyshim dhe më intereson cili prej jush do të më ndihmojë që ta zgjidh. Pastaj i solli para dyerve tejet të mëdha dhe u tha: – Këto janë dyert më të mëdha dhe më të rënda në mbretërinë time. A mundet dikush nga ju t’i hap?

Shumica prej atyre që ishin prezent filluan të lëvizin kokën me mosbesim. Disa tjerë filluan të shikojnë dyert nga afër duke i prekur, por në fund të gjithë pranuan se nuk mund të hapen.
Mirëpo, papritmas nga turma doli një oborrtar, u afrua te dyert, i shikoi, i preki dhe i shtyri. Menjëherë i shtyri me lëvizje të fortë dhe dyert u hapën. Dyert në fakt ishin që nga fillimi pakëz të hapura, por jo të mbyllura.

Për hapjen e derës e cila ishte pakëz e hapur ishte i nevojshëm vetëbesimi që kjo të bëhej në prezencën e vetë mbretit.
Mbreti shpalli: – Ti do ta fitosh këtë pozitë në pallat. Nuk u bazove në atë që ke parë. Pate kurajo për të provuar atë që në fillim dukej e pamundur.
Kështu është edhe në jetët tona. Shumë dyer tanimë janë pak të hapura, por ne frikësohemi që t’i hapim deri në fund.

Një autor ka thënë: – Të provosh është çmimi i përparimit.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi /islamgjakova/