Në këtë tekst po ndajmë disa këshilla që duhet ti kemi në mend gjithmonë për të pasur sukses në jetë.
– Zoti e di se kush duhet të jetë në jetën tuaj e kush jo. Besojini dhe lënia gjithçka në dorë Atij. Ai/ajo që duhet të jetë në zemër, do të ngelet aty.
– E keqja që i bën dikujt është sikur posta e humbur. Në fund kthehet tek dërguesi.
– Nëse pamja e bukur tërheq sytë, atëherë sjellja e bukur tërheq zemrat.
– Momentin që ndjenë nevojën që bota të dijë për punët e mira që bën, sinqeriteti yt ka marrë fund
– Të duash dikë do të thotë të duash edhe të metat e tij/saj. Mos kërkoni përsosmërinë, sepse vetëm Zoti është i përsosur.
– Prejardhja, pasuria, posti, bukuria…. gjithçka humbet pas ajetit: “më i miri tek Zoti është ai që është më i devotshëm.
– Mos ia thyej zemrën askujt, por shëro zemra me sjelljen e bukur, mirësinë dhe fisnikërinë tënde.
– Sekreti i lumturisë është liria, ndërsa sekreti i lirisë është guximi.
– Është thënë: zëvendëso tre gjëra me tre të tjera për të qenë i mirë dhe besimtar: mendjemadhësinë me modestinë, lakminë me kënaqësinë dhe varësinë me këshillën.
– Person i lumtur është ai që është mësuar të durojë derisa lutet dhe nuk e humb shpresën asnjëherë, sepse e di që Allahu jep gjërat më të mira në kohën e duhur.
– Asnjëherë mos ndalo së luturi për atë që zemra jote kërkon.
– Zemrat e sëmura vështirë pranojnë lumturinë dhe suksesin e tjetrit. Zemrat e tilla vajtojnë e zhyten në zili dhe urrejtje, mjafton një dënim i tillë për to.
Përshtati: A. D. Islampress