Të Fundit
Të etur për famë!

Të etur për famë!

Është shumë lehtë në mënyrë probabël të kalkulosh se sa njerëz janë të etur për vëmëndje, vetëm duke shikuar mënyrat apo qëllimet e tyre për në të ardhmën.

Njerëzit në përgjithësi janë të etur për ëndrra, sepse ëndrat i japin një realitet të tyren që ata e imagjinojnë dhe si e tillë është shumë e thjeshtë ta pranojnë dhe më mirë atyre t’u shesësh një ëndër se sa një realitet dhe ëndra ka qen dhe do të mbetet famë, sepse ëndrën e dëshiron çdonjëri, kurse realitetin e posedon çdokush.

Këtyre njerëzve që dëshirojn pikërisht këtë ëndër, çdo gjë që iu del përpara e shkatërojn me të vetmin qëllim apo synim që të arrijn atje ku nuk ishin dje.
Tani neve na pëlqen apo s’na pëlqen, është vulgare apo jo, në fund fare e gjitha kjo bëhet për para dhe kjo është diçka që na prek të gjithëve, si mënyra se si edukohen dhe si e shikojnë botën fëmijët për nesër, mënyrën se si ne fillojmë e shohim veten tonë, them në atë mënyrë se si ne e fusim veten tonë në trupat e tyre, dhe duam apo s’duam ky lloj virusi i shpërndarë tek ne është pjes e realitetit dhe nuk i shmangemi dot.
Mirëpo ka edhe njerëz të tillë që shfrytëzojnë njerëz të tjerë për të arritur deri tek fama, apo siç ka filluar të ndodhë më shpesh tek ne nëpër koridoret univerzitare duke e përdorur zhveshjen për të arritur vëmëndjen e dëshiruar.
Ajo çfarë është edhe më diskutabile është mënyra se si arrijnë njerëzit deri tek fama.
Në 20 vitet e para kur lindi kinemaja, kur shfaqeshin filmat, as nuk jepeshin fare emrat e aktorëve sepse akoma nuk kishte lindur ideja se aktorët mundë të ishin të famshëm dhe atëher njerëzit filluan të bënin çmos që të dinë emrat e aktorëve dhe menjëher ata e kuptuan se fama paska një tërheqje të jashtëzakonshme dhe e kthehu aktorin në produkt, pra ata kishin diçka që i kthehu në fenomenin e zbuluar të quajtur “famë”, kurse tani popullit i tërhiqet vëmëndja nga njerëz që nuk kanë asnjë llojë produkti, apo thënë më ndryshe, kanë një “produkt” të zbuluar nga ata dhe ajo është zhveshja apo lakuriqësia, dhe duke përdorur këtët “produkt”, këta njerëz arritën që të tërheqin vëmëndjen e popullit dhe nga hiçi u bënë ata që janë sot, dhe këtu luajnë rol të rëndësishëm mediat, që për të arritur rejtet e dëshirueshme i targetuan dhe i masovizuan këta njerëz dhe taktikisht na i servirën neve, sepse derisa publiku e dëshironë këtë, atëher mediat i mbajnë këta njerëz përshkak se suksesin e kanë të garantuar.
Çështja tjetër e cila është diskutabile është se edhe populli por edhe njerëzit që synojnë famën, nuk arrijnë dot të bëjnë dallimin në mes personit dhe personazhit, pra nuk arrijnë të bëjnë balansimin në mes dy roleve, që pastaj të bëjnë një jetë normale dhe profesionale, sepse këta janë fokusuar në investimin në pamjen e tyre, që don të thotë se këta paguajnë për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve, ndërsa po këta të investonin në arsim apo në edukatën e tyre atëher do ti bënin të tjerët të paguajnë për vëmëndjen e tyre, mirëpo kjo nuk ndodhë sepse personazhëve u intereson të kenë vetëm famë, sepse fama i bie të jet fuqi për ta.
Baza e famës është vëmëndja, tjetri ka vëmëndjen tënde prandaj të bindet ty me lehtësi, e ti si njeri “famous” përdorë vëmëndjen e tij kundër tij, sepse kjo që shet ti, nuk është aspak në dobi të tij, por përkundrazi është në dëm të tij.
Kjo është shumica e të famshmëve tonë.
Sa të ulët.
Ky është një ves i keq nga ata njerëz, ves i cili është i ngulitur thellë në shpirtërat dhe në thellësit e tyre trurore.
Dora e edukatës, moralit dhe dituris fatkeqësisht nuk mundë të arrijë në këto thellësi.
Për të konstatuar gjithë këtë që thashë më lartë, para nji shekulli e tha Musolini: ” Nuk më intereson se çfarë flasin njerëzit për mua, është mirë apo keq me rëndësi është të flasin për mua.”

Autor: Behar Osmani