Të Fundit
Treni, për në një botë më të mirë..

Treni, për në një botë më të mirë..

Më falni, zotëri! Ku mund ta gjej trenin, që niset për në një botë më të mirë?

– Heeeh, çfarë bote ke për qëllim, vogëlushja ime?

– Botën, për të cilën më ka treguar gjyshja ime. Botën, që ka akoma njerëz, të cilët vazhdojnë të jenë në formën e njeriut; botën, në qiellin e të cilës fluturojnë zogjtë e mirësisë dhe zemrat e sinqerta, të dëlira pa pisllëk dhe pa hasret!!

Botën, në të cilën komshia përpara se shtëpia, dhe miku në ditë të vështira!

– O vogëlushja ime, treni i asaj bote, ka qenë stacioni i fundit i mendjes së gjyshes tënde …

Nga: Lavdrim Hamja