Të Fundit
Instituti IDEA: Pakoja e Ramazanit, për Jetimët e Ulqinit dhe Krajës

Instituti IDEA: Pakoja e Ramazanit, për Jetimët e Ulqinit dhe Krajës

Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, realizoj projektin “Pakoja e Ramazanit 2014”, ku iu dedikua vetëm për Jetimët e Komunës së Ulqinit me rrethinë e deri në zonën e Krajës.

Rëndësia dhe vlera e jetimit është shumë e madhe te Zoti i gjithësisë, andaj ne do ta cekim vetëm një thënie të dërguarit tonë Muhamedit a.s. i cili na mëson duke thënë: “Të paktën ledhatoje jetimin, njëherë ta ledhatosh jetimin, sa qime flok ka në kokën e tij, aq shpërblime ke te Zoti i gjithësisë”.

Falë atyre që na ndihmuan dhe ishin të gatshëm që të gjenden pranë Jetimëve tanë të komunës sonë, Instituti IDEA arriti të përgatis pakot e Ramazanit me artikuj ushqimorë dhe t’ua shpërndajë në krejt territorin e Komunës së Ulqinit dhe në Krajë aty ku ishin jetimët tanë, gjë që shpresojmë se sado pak kemi sjellë buzëqeshjen, gëzimin dhe zbutjen e sadopak nga hallet e tyre vogëlushëve dhe fëmijëve tanë jetim.

Pakoja e Ramazanit përmbante:

2014-07-17 15.00.09

Instituti IDEA u është mirënjohëse të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e këtij projekti dhe e lusim Krijuesin tonë Fuqiplotë që t’i pranojë sakrificat dhe kontributet e çdonjërit, duke i shpërblyer me të mirat e Tij në të dy botërat.

 

Departamenti i Institutit IDEA

Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

2014-07-17 14.32.26 2014-07-17 14.34.15 2014-07-17 14.38.29 2014-07-17 14.38.35

Lini një Përgjigje